Flash News

KRYESORE

Basha nuk mundi të ishte fizikisht në protestë, por bashkëshortja Aurela ndodhej në shesh krah qytetarëve

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk mundi të ishte sot i pranishëm në protestën e opozitës, për shkak të një takimi në Bruksel me përfaqësues të PPE.

Megjithatë bashkëshortja e Bashës, zonja Aurela ka qenë krah protestuesve. Reporterja e Politiko.al ka fotografuar Bashën e cila për të shmangur tymuesit është mbrojtur me pecetë. Qytetarët kanë protestuar para Parlamentit në periudhën kur po mbahej seanca plenare.

Kujtojmë që Basha ka takuar sot presidentin e PEE Joseph Daul ku ka diskutuar për situatën aktuale politike.

Në një reagim në Twitter Basha shkruante;

“Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE, familjes sonë politike”.

Të fundit