Flash News

KRYESORE

Basha nuk pranon ‘pazare' me Ramën: 85% e shqiptarëve duan ndryshimin

Basha nuk pranon ‘pazare' me Ramën:  85% e shqiptarëve duan

Kreu i PD, Lulzim Basha shprehet se qytetaret shqiptare braktisën Edi Ramës në votimet e 30 qershorit, pavarësisht presioneve shantazheve të makinerisë shtetërore.

Basha rendit edhe shifra; 85% e qytetarëve refuzuan të regjimin e tij. “85% e shqiptareve refuzuan regjimin e grabitjes dhe dhunes. 85% e shqiptareve dje refuzuan Edi Ramen 85% e shqiptareve treguan dje se duan ndryshimin. Jo ndryshimin e thjeshtë politik, “ik ti e te vi une”, por ndryshimin e vertete qe nis me ndryshimin e sistemit, garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, garantimin e votes dhe fuqizimin e saj”.

Në fund, Basha shton se eshte koha për një ndryshim të thellë ekonomik dhe politik, duke nisur nga ndëshkimi i politikanëve.

Deklarata e plotë:

Dje ju me te bashkuar se kurre, jo rreth nje partie politike, por rreth vlerave per te cilat qendrojme si komb, vlerave europiane, lirise dhe demokracise, hapet rrugën për t’i kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur cdo shqiptari.

Marrezia e 30 qershorit tregoi se cfare eshte i gatshem te beje Edi Rama per pushtetin e tij. Pamjet dritheruese te te moshuarve qe i mbanin nga krahet per te shkuar me detyrim ne votime

Pamjet e trishta te invalideve, te pamundurve qe duhet te beheshin pjese e farses per buken e gojes. Pamjet e punonjesve te administrates qe votonin me koken ulur nga deshperimi

Pamjet e te forteve qe kercenonin me uniforma policie apo mbeshtjelle me petkun e pushtetareve jane pasqyra me e qarte e degradimit te ketij regjimi.  Kombinimi i perdorimit te krimit dhe presionit te pushtetit per vota eshte pamja e zgjedhjeve shqiptare me Edi Ramen, e faktuar me pare nga Dibra, ne Durres dhe perseri  dje, ne te gjithe Shqiperine.

85% e shqiptareve refuzuan regjimin e grabitjes dhe dhunes. 85% e shqiptareve dje refuzuan Edi Ramen 85% e shqiptareve treguan dje se duan ndryshimin. Jo ndryshimin e thjeshtë politik, “ik ti e te vi une”, por ndryshimin e vertete qe nis me ndryshimin e sistemit, garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, garantimin e votes dhe fuqizimin e saj.

85% e shqiptareve, demokrate, socialiste, te pa parti treguan dje se duan ndryshimin qe

Kurre me krimi te mos diktoje politiken. Kurre me kriminelet te mos vendosin per deputete e kryebashkiake. Kurre me krimi te mos ulet ne parlament e te zere vend ne qeverisje

Kurre me punonjesit e administrates te mos poshëtrohen, duke u perdorur per te mbushur mitingjet partiake apo te kercenohen me vendin e punes per voten. Kurre me mos te kushtezohet vendi i punes, buka e gojës, ndihma ekonomike apo pensioni nga vota

Dje dështoi plani i Edi Ramës për votime njëpartiake. Shqiptarët e refuzuan totalisht, atë dhe mercenarët e tij. Shqiptarët  e sfiduan, e izoluan dhe e bënë t’i binin djersë të ftohta.

Të fundit