Flash News

KRYESORE

Basha nuk premton Shëndetësi falas: Çdo gjë e ka një kosto. Edi Rama mashtron

Basha nuk premton Shëndetësi falas: Çdo gjë e ka një

Kryedemokrati Lulzim Basha, nën moton po të dëgjoj", ka nisur një  bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetin social "Facebook".

I pyetur nga një qytetar nëse PD do të sigurojë Shëndetësinë falas nëse vjen në pushtet, Basha u përgjigj me ‘jo’ duke argumentuar se çdo gjë e ka një kosto.

Ai theksoi se Shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i Edi Ramës.

“Gjithçka e ka një kosto, çdo gjë paguhet. Ndryshimi është se me qeverinë Rama një pjesë vidhet. Ose një  pjesë tjetër shkon në sektorin privat. E përsëris, çdo gjë e ka një kosto, që nga heqja e bajameve, kostohet gjithçka. Rëndësi ka të financohet çdo gjë në mënyrë transparente.

 Shkoni pak në Maqedoninë e Veriut. Aty do ta kuptoni si funksionon Shëndetësia. Shëndetësia falas mashtrimi më i madh i Edi Ramës. Ne jemi të vendosur që këto para mos i bëjmë rrush e kumbulla por t’i çojmë në drejtimin e duhur”, tha Basha.

Të fundit