Flash News

KRYESORE

Basha nuk tërhiqet nga debati: Rama ka frikë mos e sulmoj fizikisht?

Basha nuk tërhiqet nga debati: Rama ka frikë mos e sulmoj fizikisht?

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ftesa publike për debat televiziv me kryeministrin Edi Rama. Pavarësisht se Rama refuzoi dje publikisht një debat të tillë, me interes për qytetarët, Basha ripërsëriti ftesën sot nga hapja e fushatës në Pogradec.

“Përse nuk pranon të vijë në debat? Ka frikë se mos e sulmoj fizikisht? Jo. Nuk ka asnjë argument dhe punë që të mbrojë. Ka frikë nga debati prandaj nuk vjen”, u shpreh kryeopozitari.

Basha u ka drejtuar mikrofonin disa qytetarëve të pranishëm në miting, të cilët kanë theksuar se Rama është i frikësuar dhe nuk mund të flasë për asgjë tjetër veçse për drogën.

Basha çel fushatën në Pogradec, ironizon subvencionet e qeverisë ‘Rama’: Do investojmë 100 milion euro për fermerët jo për buzëkuq

Të fundit