Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Basha numëron ‘grupet kriminale’ me të cilat Rama ka marrë pushtetin: Janë dy nisma që duhen zbatuar menjëherë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka denoncuar sërish bashkëpunimin e kryeministrit Edi Rama me bandat kriminale. Basha listoi disa emra të njohur, të cilët i akuzoi si banditë që Rama i ka përdorur për të vjedhur zgjedhjet. Në mesin të akuzarve janë kryebashkiakët Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini, deputeti Rrahman Rraja, etj.
“Tashmë kanë dalë në dritë edhe provat zyrtare, të krimit të të gjitha krimeve: marrja e pushtetit nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin. Kriminelët janë bërë faktori kryesor elektoral në Shqipëri. Vota e njerëzve, vullneti i njerëzve nuk kanë asnjë rëndësi në zgjedhjen e qeverisë në Shqipëri”, deklaroi kreu i opozitës.
Basha akuzoi gjithashtu disa ministra dhe deputetë të PS se kanë ndikuar në manipulimin e zgjedhjeve: “Njësoj në Dibër, Prokuroria ka një dosje tjetër ku hetohet për vjedhjen e votave në Dibër ku është përfshirë Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri.”
Sipas kryedemokratit, janë të paktën 15 deputetë të mazhorancës që kanë hyrë në Kuvend përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës.
Basha tha se dënimi i krimeve elektorale të Edi Ramës dhe dekriminalizimi i zgjedhjeve janë dy nisma të PD-së që duhet zbatuar menjëherë për t’i dhënë mundësi qytetarëve të vendosin me votë të lirë dhe të ndershme për qeverinë që duan.
Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:
Cdo dite qe kalon po provon se ceshtjet dhe kauzat për të cilat Partia Demokratike ka luftuar me një kosto të lartë politike, më në fund janë të qarta para syve të gjithë shqiptarëve:
- Gjendja e drogës që ne denoncuam u bë e qartë për të gjithë shqiptarët.
- Kriminelët në Kuvend u bënë të qartë për të gjithë shqiptarët.
- Lidhjet e ministrave dhe politikanëve me trafikun e drogës u bënë të ditura.
Tashmë kanë dalë në dritë edhe provat zyrtare, të krimit të të gjitha krimeve: marrja e pushtetit nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin.
Kriminelët janë bërë faktori kryesor elektoral në Shqipëri. Vota e njerëzve, vullneti i njerëzve nuk kanë asnjë rëndësi në zgjedhjen e qeverisë në Shqipëri.
Kriminelët e Fushë Krujës grabitën vota për Edi Ramë në zgjedhjet e 2017, nën drejtimin direkt të deputetit Rahman Rraja. Vetë djali i Rrajës u hetua për blerje votash dhe për kërcënim ndaj votuesve por hetimet ndaj tij u mbyllën.
Grupi Rraja ka qenë i vetmi shtab elektoral i PS-së në Krujë aq sa Rraja i vogël ndihet oponenti ynë zgjedhor dhe sfidon opozitën në zgjedhje, duke provuar hapur se konkuruesi ynë zgjedhor nuk janë socialistët por janë kriminelët e rekrutuar nga Edi Rama.
Përgjimet kane nxjerrë në dritë faktin se kriminelët e grupit të rrezikshëm Avdylaj kanë punuar për grabitjen e votave për llogari të PS, Vangjush Dakos dhe deputetëve të Edi ramës. Bashkë me Ramën, në pushtet erdhën edhe Avdylajt, ndaj ky grup kriminal u fuqizua në një grup të rrezikshëm ndërkombëtar të drogës.
Në përgjimet e Lezhës është e njejta gjë, Ndokat kanë qenë bandë elektorale e PS-së.
Në Kavajë del qartë se Elvis Roshi ka bërë të njejtën gjë, së bashku me Gent Dajën. Madje aty krimi dhe pushteti edhe formalisht u shkrinë në një në personin e Elvis Roshit.
Në Elbasan Qazim Sejdini ka bërë të njejtën gjë, trafikantët e drogës dhe pushteti i tij janë një,
Njësoj në Dibër, Prokuroria ka një dosje tjetër ku hetohet për vjedhjen e votave në Dibër ku është përfshirë Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri.
Sot mund të themi me siguri se krimi i ka siguruar Edi Ramës të paktën 10-15 deputetë përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës.
Ajo që është e vërtetë është po ashtu se 2017 ishte përsëritje në përmasa edhe më të mëdha e 2013-s. Në 2013, modeli ishte që kriminelët vetë i bëri deputetë.
Burimi i krimit në politikë, i korrupsionit dhe i rritjes së krimit në rrugë është krimi elektoral.
Një pushtet që merret me ndihmëm e kriminelëve do të punojë me kriminelët për kriminelët:
Një pushtet që buron nga krimi, do të ekzistojë si pushtet i krimit.
Në momentin që Edi Rama vendosi të bashkëpunojë me krimin për të fituar zgjedhjet, në Shqipëri mori fund çdo lloj procesi politik. Mori fund cdo lloj mundësie që të qeverisej për popullin dhe në emër të popullit.
Ky është realiteti dramatik ku jemi sot: pushteti i Ramës është pushtet i kriminelëve, nga kriminelët, për kriminelët.
Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon:
1) Pse Edi Rama lejoi kultivimin dhe trafikimin masiv të drogës, madje nën mbrojtjen direkte të policisë dhe qeverisë;
2) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon se pse Edi Rama liroi nga burgu dhe ju dha pafajësi bandave nga Hakmarrja për Drjetësi tek Indrit Taullai dhe Lul Berisha; pse Edi Rama nuk e luftoi asnjëherë krimin;
3) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon pse bëri që Shqipëria të kthehet në strehë të sigurtë për të gjithë kriminelët shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës në Evropë dhe në Botë.
4) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon pse sot Edi Rama është përfshirë në operacione gjigande të pastrimit të parave nga ndërtimet masive në bregdet e në qendër të Tiranës, te aferat korruptive të pastrimit të parave me inceneratorët, PPP e deri te grabitja e dhunshme e Teatrit Kombëtar për ta shndërruar në kulla dhe pastrim parash.
5) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama,
6) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon emërimin e prokurores politike Arta Marku dhe përdorimin e saj për të mbrojtur të gjithë politikanët e lidhur me krimin, duke larguar të gjithë prokurorët që po i hetonin dhe duke i kaluar hetimet tek shërbëtorë të bindur të pushtetit.
Sot një gazetar dhe një deputet i opozitës janë nën hetim sepse kanë denoncuar një kriminel; kryetari i opozitës thirret në prokurori se ka denoncuar një kriminel në Fushë Krujë, dhe thirret sërish në prokurori se ka nxjerrë sekretin që Taulant Balla është garant politik i pastrimit të parave.
Kush nuk është sot nën hetim: Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini, Ervis Çyrbja, Damian Gjiknuri dhe të tjerë poilitikanë të lidhur me krimin
Pushteti i siguruar nga krimi shpjegon sjelljen e Edi Ramës:
brutal, dhe arrogant me qytetarët e thjeshtë dhe justifikues, mbrojtës dhe mbështetës i kriminelëve dhe politikanëve të lidhur me krimin.
Sepse Edi Rama e di që pushteti i tij nuk varet nga vota e popullit, por nga kriminelët. Ndaj ai tallet e sillet brutalisht me popullin, dhe mbështet, justifikon krimin.
Unë jam i vetëdijshëm se shumë njerëz kanë humbur besimin tek politika dhe kjo i bën shumë të pandjeshëm ndaj vjedhjes së votës.
Por sot duhet të kuptojmë se pasojat e bashkëpunimit të krimit me politikën janë shkatërruese.
Ne kemi përdorur shpesh termin narko-shtet, por ky është thelbi: trafikantët e drogës vendosin kush do jetë deputet dhe kush do jetë në pushtet.
Ky është krimi më i rëndë që mund të ndodhë: një grup kriminal, një organizatë kriminale e pambështetur politikisht mund të luftohet dhe të eleminohet. Në vitin 2006 qeveria e PD-së dëshmoi se brenda gjashtë muaj shkatërroi bandat që kishin terrorizuar Shqipërinë për vite të tëra.
Po kur qeveria buron nga krimi, në vend të luftës kundër krimit kemi shfaqje sikur luftohet krimi: kemi operacionet fasadë, kemi kriminelë që nuk kapen, kemi kriminelë që sundojnë qytetet shqiptare.
Edhe një herë sot Elbasani sundohet nga grupet kriminale, Vlora sundohet nga grupet kriminale, Shkodra po ashtu, e gjithë zona nga Tiranë në Shkodër përfshi Krujën, Laçin, Lezhën po ashtu.
Tirana është nën sundimin e krimit dhe të drogës: mjafton të dilni në mbrëmje në lokalet e bllokut apo në trotuaret nga zona tek Blloku deri tek Rruga e Elbasanit dhe do të shikoni se kudo ka shpërndarje dhe konsum droge dhe banditë të armatosur që argëtohen.
Aksionet e fundit janë aksione fasadë të llogaritura sa për të bërë zhurmë pa prekur krimin. Edhe këta që janë arrestuar do të lirohen apo lehtësohen ngadalë. Edi Rama nuk do të shkëputet dot nga krimi, sepse lidhja e tij me krimin është burimi i pushtetit të tij.
Kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin. Dhe kush kishte pak dyshim, tani eshte i qarte se si bashkvepron Edi Rama me krimin per te blere vota. Krimi i siguron votat Rames dhe Rama i jep paprekshmeri krimit ne trafiqe dhe duke ju pastruar parate e pista ne ndertime, investime etj.
Në Shqipëri nuk do ketë luftë kundër krimit dhe drejtësi nëse nuk do të dënohen krimet elektorale të Edi Ramës.
Kjo gjendje është provë e domosdoshmërisë të ndarjes së politikës nga krimi dhe dekriminalizimit të zgjedhjeve: të cilat janë prioritete absolute të Partisë Demokratike.
Keto dy nisma duhen bere pa humbur kohe per ti dhene mundesi qytetareve te vendosin me vote te lire dhe te ndershme per qeverine qe duan.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38