Flash News

KRYESORE

Basha nxjerr blof ‘kazanët’ e qeverisë, takimi me emigrantët në Milano i planifikuar ditë më parë

Pasditen e sotme, një foto e cila u publikua fillimisht në rrjetet sociale, ku shfaqej kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në aeroportin e Rinasit, u mor nga mediat e njohura për afërsinë e tyre me qeverinë, dhe u raportua se kreu i opozitës po largohej nga vendi për në Holandë.

Teksti ishte i njëjtë në të gjitha portalet, shenjë se e gjithë mizanskena ishte e orkestruar.

Por pas këtij lajmi, kur duket se po afronte ‘ora e së vërtetës’, gazeta ‘Tema’ për ta zbutur situatën dhe për të shpëtuar, sa të mundte, fytyrën e mediave afër qeverisë raportoi se Basha kishte anuluar udhëtimin në Holandë dhe ndodhej në Milano në kërkim të një lokali për të festuar me shqiptarët festën e Pavarësisë.

Në orën 18:00 në profilin në Facebook të Lulzim Bashës,  u transmetua takimi i tij me emigrantët në Itali.

Për të vërtetuar se kur ishte planifikuar mbajtja e këtij takimi, mjafton një kërkim i thjeshtë në internet. Politiko e bëri një gjë të tillë dhe rezultoi se njoftimi i takimit ishte bërë i ditur që në datën 26, madje jepej edhe adresa ku do të mbahej.

"Me rastin e festës së 28 nëntorit. Desha te ju njoftoj se do jete ne Milano kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha,me delagacionin e tij. Takimi do zhvillohet rreth orës 18:30 Salla e Konferencave te Rosa Grand Milano - Starhotels", thuhet në njoftimin e bërë në Facebook nga një shqiptar.

Që lajmi ishte marrë "copy-paste" kjo nuk do shumë për ta kuptuar veçse tashmë mediat në fjalë, nëse ruajnë ende parime gazetarie, duhet t’u tregojnë lexuesve tyre se kush ishte ‘kazani’ i parë që i furnizoi me një lajm të pavërtetë.

Të fundit