Flash News

KRYESORE

Basha nxjerr emrin e ‘garantit të sigurisë’ në aeroportin e Rinasit: Është familja e lidhur me Partinë Socialiste

Basha nxjerr emrin e ‘garantit të sigurisë’ në

Lulzim Basha, kryetari i opozitës, ka deklaruar sot se pronari i vërtetë i kompanisë ‘ICTS Albania’, që kishte në ngarkim mbrojtjen e aeroportit të Rinasit, është Eno Bushi.

Bushi është një person i njohur për mediat, jo vetëm për faktin se është avokat i Partisë Socialiste, por sepse është përfshirë edhe në disa ngjarje të tjera të bujshme. Por për veç rolit që ka kompania e Bushit në sigurinë e aeroportit, edhe bashkëshortja e tij, Joana Bushi rezulton të jetë drejtoreshë në Albcontrol.

Eno Bushi denoncoi për shpifje në vitin 2014-të ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili e akuzoi se kishte ndihmuar Giorgio Riformaton të kalonte në aeroportin e Rinasit pa iu nënshtruar kontrolleve. Riformato është piloti që u rrëzua me avionin privat në Divjakë, të mbushur me drogë dhe që kryeministri Edi Rama i konsideronte mushkonja.

Edhe vëllai i Eno Bushit, Florian Bushi, punonjës i SHISH, është arrestuar në 2016-ën pasi akuzohej se u shiste informacion grupeve kriminale.

Ndërkohë që familja Bushi, e lidhur me Partinë Socialiste, ka në kontroll aeroportin e Rinasit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ngriti dyshime nëse segmente të shtetit dhe të kupolës qeveritare janë përfituese të 10 milionë eurove.

Të fundit