Flash News

KRYESORE

Basha nxjerr foton e veçantë në takimin e Beratit: Ky burrë është frymëzim për ne…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka marrë në dorë gjatë fjalës që po mbante në Berat, foton e tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Këto foto i kishin në duar edhe qytetarët dhe sipër saj ishte shkruajtur slogani i demokratëve: “Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt”.

Duke iu referuar Tump-it, Basha theksoi se “ky burrë është burim frymëzimi për ne”.

Kryeopozitari u shpreh se programi i PD-së do të çlirojë Shqipërinë duke i dhënë një zhvillim të madh dhe do rrisë mirëqenien e qytetarëve.

Të fundit