Flash News

KRYESORE

Basha nxjerr videon e shoqëruar me grafik: Plani ‘Rama-Veliaj’ dhe  200 milionë eurot që duan të fusin në xhep

Basha nxjerr videon e shoqëruar me grafik: Plani ‘Rama-Veliaj’

Kreu i PD-se, Lulzim Basha, në një reagim në Facebook akuzon sërish kryeministrin Edi Rama  se “po përdor e keqpërdor këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro”.

Basha ka postuar një video, ku shkruan se ‘plani Rama-Veliaj-Mafia i Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, është arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar.’

 

“Hajduti psiqik Rama vazhdon të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro.

Pa kullat nuk ka asnjë interes për teatër të ri. Afera Rama-Veliaj-Mafia po bën pis dhe hedh dyshime korrupsioni financiar mbi këdo që përdoret dhe nuk distancohet nga kjo aferë e tmerrshme kriminale dhe hajdutërore. Sepse gjoja debati për Teatrin Kombëtar është në fakt për 6 kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin. Sepse për Rama-Veliaj-Mafian e Ndërtimit dhe të Drogës nuk ka Teatër pa kulla.

Për këdo të painformuar apo të keqinformuar po postoj më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar”-shkruan Basha.

 

Të fundit