Flash News

KRYESORE

Basha: ODIHR rrëzoi zgjedhjet e 30 qershorit, ka vetëm një rrugë si të shpëtojmë

Basha: ODIHR rrëzoi zgjedhjet e 30 qershorit, ka vetëm një

Kryetari i Partisë Demokratike mendon se raporti i ODIHR i rrëzon zgjedhjet e 30 qershorit dhe e tregon qartë se ky regjim është i degraduar.

Ai shtoi se Shqipëria shpëton vetëm nga një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike.

“Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura.

Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.

Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja.”, shkroi Basha.

Të fundit