Flash News

KRYESORE

Basha pa mandat deputeti: Vendim i qytetarëve; nuk ka kthim pas

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pari që firmosi lënien e mandatit të deputetit. Basha, pasi ka publikuar dokumentin e firmosur u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së nesërme të opozitës. “Ju vendosët! Nuk ka kthim pas! Nesër së bashku si qytetarë të lirë para Parlamentit”, shkruan Basha në rrjetin social ‘Instagram’. Eksponent të opozitës kanë deklaruar se tubimi do të jetë paqësor, pa skenare dhune. Kjo është protesta e dytë e opozitës, pas asaj të 16 shkurtit para Kryeministrisë.
 
View this post on Instagram
 

Ju vendosët! Nuk ka kthim pas! Nesër së bashku si qytetarë të lirë para Parlamentit, në orën 10:00.

A post shared by Lulzim Basha (@lulzimbashapd) on

Të fundit