Flash News

KRYESORE

Basha para nisjes për në ShBA: Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë

Basha para nisjes për në ShBA: Zgjedhje pa opozitën nuk mund

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kujtuar Kryeministrit Rama se 'nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën dhe as qeverijse të dalë nga zgjedhjet ku opozita nuk merr pjesë'.

Ai ka vazhduar edhe me atë që duket 'kusht i panegociueshëm': jo zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër. Pak orë para nisjes për në Uashington, duket se Basha ka dhënë garanci se këto janë kushtet që ai do të negociojë edhe në 'qendrën e botës' ku qeverisin aleatët e mëdhenj të Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

Edi Rama dhe udhëheqësit e lartë të PS-së, pothuajse të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste, ngatërrojnë dëshirat e tyre me vullnetin e popullit dhe identifikojnë karriken e tyre me demokracinë. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë pluralizmin, të kuptojnë sovranitetin e qytetarëve mbi pushtetin e tyre.

Trimat dhe trimëreshat socialiste, shërbëtorë të krimit por që ndihen padronë të popullit, duhet të kuptojnë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, se qeverisje të dalë nga zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

Ne nuk kemi asnjë ngut dhe nuk kemi asnjë mëdyshje. Ne jemi të qetë, por të palëkundur në qendresën tonë. Zgjedhje të ndikuara apo kontrolluara nga krimi nuk do të ketë. Zgjedhje me shërbëtorë të krimit në qeverisje nuk do të ketë. Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Situata është e qartë dhe e thjeshtë: ne jemi me popullin, ata janë me krimin. Vetëm njerëzit me gjendje jo të kthjellët psiqike nuk e kuptojnë dot se cili do të jetë rezultati i kësaj përballjeje.

Të fundit