Flash News

KRYESORE

Basha para protestuesve: Banda kriminale e Ramës çoi në burg dhe drejt vetëvrasjes dhjetëra qytetarë

Basha para protestuesve: Banda kriminale e Ramës çoi në burg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim para protestuesve në protestën para Parlamentit, duke u shprehur se pas radhëve të policisë gjendet banda më e keqe e kriminelëve e udhëhequr nga Maduro i Ballkanit, Edi Rama dhe banda e tij kriminale.

“Përballë nesh dhe pas krahëve të policisë ndodhet banda më famëkeqe e hajdutëve që ka parë Europa e pasluftës e kryesuar nga kryehajduti, arkitekti i Shqipërisë kolumbiane, Maduro i Ballkanit, Rama dhe skuadra e tij kriminale. Për 6 vite me radhë kjo bandë vodhi e varfëroi shqiptarët, i gjobiti, rriti taksat, energjinë. Çoi në burg e në vetëvrasje familjarët që nuk i paguanin dot faturat e kripura, shkatërroi mijëra biznese, qindra mijëra i drejtoi në dëshpërim, shkatërroi shëndetësinë, mbylli qindra shkolla.

Në këtë protestë janë bashkuar hallet e panumërta të shqiptarëve,  por këtu janë edhe zgjidhjet dhe shpresa për të nesërmen. Ai që përbuzi lëvizjen fisnike të studentëve është tashmë i larguar, pasi tani ne do i zgjidhim problemet tuaja. Një ditë e re po vjen për ju dhe për universitet shqipatare”, shprehet Basha.

Të fundit