Flash News

KRYESORE

Basha para protestuesve: Shtyrja e zgjedhjeve është vetëm fillimi i betejës tonë

Basha para protestuesve: Shtyrja e zgjedhjeve është vetëm fillimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ka përshendetur vendimin e Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve, u është drejtuar popullit në shesh me fjalët se asgjë nuk ka mbaruar dhe se beteja e tyre është ende në fillim. Sipas tij, tani e gjithë bota e di që Edi Rama është i vetëdijshwm se Shqipëria qeveriset nga një qeveri që ka lidhje me kriminelet.

“Kjo është forca e drejtësisë, e kauzës sonë. Vëllëzër dhe motra le ta themi që kjo  është vendosmëria jonë për ta çuar këtë betejë deri në fund ndaj “Rama ik”.

E gjithë bota është tronditur këtë javë nga përgjimet e Bild, e cila faktoi përmes përgjimeve zyrtare, autentike. se Edi Rama është një kryeministër ilegjitim, se pushtetyn nuk e mori me vota por me krimin, por me kriminelet. Ndaj sot e gjithë bota e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia jo nga populli

Këto fakte i kanë hapur sytë çdo shqiptari, asaj pakice skeptike, dhe i ka bërë të marshojnë në mënyrë mahnitëse në këtë shesh të demokracisë dhe të lirisë.Por vëllëzerër dhe motra anullimi i  procesit kriminal të 30 qershirit nuk është fundi i betejes sonë, është vetëm një rezultat i qëndresës së një populli si gjithë Evropa”, deklaroi Basha para protestuesve.

Të fundit