Flash News

KRYESORE

Basha para qytetarëve shkodranë: Katër vendimet e Partisë Demokratike sapo të fitojë zgjedhjet

Basha para qytetarëve shkodranë: Katër vendimet e Partisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Shkodër, ku po mban një fjalim në pallatin e sportit ‘Qazim Dervishi’. Në prani të 200 të rinjve të anëtarësuar së fundmi në PD, ai premtoi se me ardhjen në pushtet, do të marrin masa të menjëhershme për të ndalur kolapsin ekonomik të vendit.

“Krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhjet e lira nuk janë stacioni ynë final, pasi ne po ndajmë shqiptarët vizionin tonë për te ndalur krizën ekonomike, për të  ndalur kolapsin në bujqësi, krizën ne shëndetësi dhe arsim dhe për të rikthyer sigurinë në qytetet tona. Derë më derë, ne po ftojmë të gjithë mbështetësit dhe simpatizantët tani, por edhe socialistet e dhunuar nga organizata finale e Rilindjes. Vendimi i pare i qeverise se dale nga vota e lirë dhe e ndershme do të jetë ulja e çmimit te karburantit, ulja e çmimit te energjisë për biznesin dhe konsumatorët, kategorizimi i biznesit te vogël. Do të ketë vetëm një taksë. Do të ketë vetëm një takse qeveritare dhe bashkiake, që do të jetë 0.5 % të xhiros, pasi çdo takse tjetër do te anulohet”, deklaroi Basha.

Basha insistoi se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet do të ketë vetting në politike, për të larguar zyrtarët e lidhur me krimin dhe te përfshirë në afera korruptuar.

Të fundit