Flash News

KRYESORE

Basha: Para se të kthehej në përdhunues, Rexhep Rraja ishte dhunues zgjedhjesh; e mbrojti pushteti i votave të vjedhura

Basha: Para se të kthehej në përdhunues, Rexhep Rraja ishte

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, Rexhep Rraja ishte dhunues zgjedhjesh.

Në një status në rrjetin social Facebook, Basha i referohet deklaratës së bërë sot nga djali i deputetit të PS-së, teksa shkruan se Rexhep Rraja dhe kriminelët e tjerë sollën në pushtet Edi Ramën, dhe pushteti e mbrojti atë nga dalja para drejtësisë.

Që Rexhepi të mos dhunojë më, thekson Basha, duhet që Edi Rama të mos ketë më pushtet.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, Rexhep Rraja ishte dhunues zgjedhjesh. Rexhep Rraja dhe kriminelët e tjerë sollën në pushtet Edi Ramën, dhe pushteti i Edi Ramës e mbrojti atë nga dalja para drejtësisë për vjedhjen e votave. Pushteti që i ati dhe Edi Rama mbajnë me votat e vjedhura, e mbrojtën Rexhepin edhe kur përdhunoi.

Ishte denoncimi dhe presioni i shoqërisë dhe opozitës që e çuan Rexhepin në sallën e gjyqit. Prandaj Rexhepi është i habitur që ndodhet atje dhe kërcënon se do hakmerret kundër opozitës duke i vjedhur prapë zgjedhjet. Sepse Rexhepi e di mirë se kur vjedh zgjedhjet je zot që mund të bësh çfarë të duash, të grabisësh të përdhunosh të vrasësh. Që Rexhepi të mos dhunojë më, duhet që Edi Rama të mos ketë më pushtet!

 

 

 

Të fundit