Flash News

KRYESORE

Basha paralajmërim Ramës: E kemi bërë zgjedhjen, populli i ka vënë kryqin qeverisë-bandë

Basha paralajmërim Ramës: E kemi bërë zgjedhjen, populli i

Ndërsa ‘rikthen’ një video përmbledhëse të protestës së 13 prillit, kreu i PD, Lulzim Basha deklaron se opozita e ka bërë tashmë zgjedhjen e vet.

Basha shkruan në rrjetet sociale se PD do të jetë me njerëzit kundër qeverisë bandë.

“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!

Ky kryeministër hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.

Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa”, shkruan Basha.

Të fundit