Flash News

KRYESORE

Basha paralajmëroi dje, sot PD denoncon me emra dy vëllezërit e dënuar, pronarë të kompanive të basteve

Basha paralajmëroi dje, sot PD denoncon me emra dy vëllezërit e

Ditën e djeshme nga Durrësi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se duke nisur nga dita e sotme do të publikohen fakte tronditëse për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj sa i takon pastrimit të parave dhe lidhjeve të tyre me krimit.

Në një dalje për median ditën e sotme, dy deputetët Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj denoncuan Ramën dhe Xhafajn se përdorin kazinotë për të pastruar paratë e pista.

“Agron Xhafaj është dënuar në Itali me burg si pjesë e bandën kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge. Pjesë e bandës së Xhafajt janë vëllezërit Gramoz dhe Besnik Murataj, të dënuar për trafik droge.  Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj janë pronarë të  dy kompanive të basteve. , u shpreh Alibeaj duke shtuar se ndonëse bëhet fjalë për të njëjtët pronarë, kanë emra të ndryshëm.

“Për këto dy të dënuar, trafikantë droge duhej të kishte vepruar ligji anti-mafja. Deri më tani ligji nuk ka funksionuar për 2 bandat e drogës”, tha më tej Alibeaj duke shtuar se koncesioni i krimit online në pikat e basteve i jep Ramës fitim prej miliona eurosh.

Të fundit