Flash News

KRYESORE

Basha paralajmëron arkitektin danez të teatrit: Do shpallesh 'non-grata'

Në një postim në Twitter, Kryetari i PD Lulzim Basha ka paralajmëruar arkitektin danez të projektit të teatrit, Bjarke Ingels se do trajtohet si non-grata në Shqipëri. Basha shprehet se arkitekti danez po kthehet në një bashkëpunëtor i vjedhjes së tokës së teatrit në Tiranë.

“Bjarke Ingels është një bashkëpunëtor në grabitjen e tokës nga narkomafia e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ndaj paralajmërohet: do të trajtohesh si non-grata nga komuniteti i artistëve dhe populli i Tiranës”, shkruan Basha në Twitter.

Kreu i opozitës ka shpërndarë një artikull në anglisht të një portali të cilët kanë verifikuar deklaratat e arkitektit danez mbi shembjen e teatrit kombëtar në Tiranë.

Të fundit