Basha paralajmëron deputetët për dy kontratat koncesionare: Po i votuat, do ju mbajmë emrat shënim

Kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar deputetët para se të nisë votimi për rrëzimin e dy prej dekreteve të presidentit të rikthyer për rishqyrtim në Kuvend.

Në një konferencë për shtyp, Basha është ndalur te dy kontratat koncesionare të rrugëve ‘Milot-Balldren’ dhe ‘Oriukum –Dukat’, duke i cilësuar si korruptive dhe se do t’i shkaktojnë vendit dëme kolosale.

Sipas Bashës, deputetët që do të ngrenë dorën për t’i votuar sot në seancën parlamentare do t’u mbahen emrat shënim dhe do jenë subjekt i ligjit antimafia

“Pak metra pas meje në Kuvendin e cunguar, po finalizohet grabitja më e madhe në historinë e pluralizmit . Koncesioni Milot Balldren, i Ndue dhe Agim Kolës 296 mln euro apo 17 mln euro për km dhe koncesioni Orikum Dukat 702 mln euro.

Dekreti i presidentit për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po bëhet gati të hidhet poshtë nga cjapet e delet e korrupsionit në parlamentin e dalë krimit.

Kjo është vjedhje me ligj, por paralajmëroj cdo anëtar të senacës që ngre dorën për ta votuar se nesër do jetë subjekt i ligjit antimafia.

Do ju mbajmë shënim emrat, nesër do ju ndjekim këmba këmbës cdo qindrakë ne Shqipërië dhe jashtë saj, prone do jetë në lupën e ligjit antimafia e SPAK”, u shpreh Basha.