Flash News

KRYESORE

Basha paralajmëron kolegët pas takimit me artistët: Kush ngre kartonin nesër do të trajtohet si terrorist

Basha paralajmëron kolegët pas takimit me artistët: Kush ngre

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për median pas takimit me intelektualët dhe artistët, të cilët kanë diskutuar për ligjin për Teatrin.

Basha, tejet i prerë, ka lajmëruar kolegët e mazhorancës se kushdo që do të ngre kartonin për të votuar pro ligjit të cilit e konsideron antikushtetues, do të konsiderohet dhe do trajtohet si terrorist nga opozita.

“Sot kam pritur përfaqësues të Aleancës për Teatrin, intelektualë e artistë, të cilët ndajnë shqetësimin e përbashkët për teatrin. Nesër do të kryehEt një akt antikushtetues,do të amendohet ky ligj për t’i hapur rrugën një procesi fasadë ku krimi dhe përfaqësuesit e tyre do të shkatërrojnë një perlë të trashëgimisë kulturore siç është rrethi kulturor Skëndërbeg, teatri Kombëtar, dhe për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës.

Partia Demokratike ka qëndrim të qartë dhe të pandryshuar. Ligji Rama-Fusha është korrupriv dhe antikushtetues. I them çdo deputeti të Rilindjes se votimi i një ligji që i hap rrugë shkatërrimit të Teatrit është i papranueshëm, vendos deputetët në pozita të barabarta me terroristët. Terroristët të cilët në mungesë të gjykatës kushtetuse tjetërsojnë pronën publike dhe vlerat kulturore për të mbushur xhepat e Ramës. Sonte secili prej kartonbajtësve ka orët e fundit të reflektojë. Çdokush që ngre kartonin për të votur këtë ligj antikushtetues do të trajtohet nga opozita si terrorist", u shpreh Basha.

Të fundit