Flash News

KRYESORE

Basha paralajmëron nga Durrësi Ramën dhe Xhafajn: Lidhjet me krimin, nesër do publikojmë fakte tronditëse

Basha paralajmëron nga Durrësi Ramën dhe Xhafajn: Lidhjet me

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se duke nisur nga dita e nesërme do të publikohen fakte tronditëse për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj sa i takon pastrimit të parave dhe lidhjeve të tyre me krimit.

Nga Durrësi, ku është zhvendosur mbledhja e opozitës së bashkuar në shenjë qëndrese ndaj situatës kriminale që ka përfshirë vendin dhe qeverinë, Basha paralajmëron se duke nisur nga nesër do të bëhen publike fakte të reja që vërtetojnë lidhjet e Ramës dhe Xhafajt me krimin, me qëllim pastrimin e parave në kazino dhe lojërat e fatit.

“Duke nisur që nesër, do sjellim fakte tronditëse që tregojnë se si Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin për të ndihmuar bandat e krimit të organizuar për të shtuar lojërat e fatit dhe për t’i përdorur për aktivit kriminal, për pastrim i parave të pista të drogës dhe aferave korruptive të qeverisë”, u shpreh Basha, gjatë mbledhjes me anëtarë të grupeve parlamentare të opozitës dhe aleatëve të djathtë.

Sipas Bashës, për lojërat e fatit taksa ulet me 15%, ndërsa mbyllen 45 biznese në ditë nga mospërballimi i taksave të shtuara vitet e fundit.

Të fundit