Flash News

KRYESORE

Basha paralajmëron oligarkët: Thirrni mendjes, do falimentoni ju, jo Shqipëria

Basha paralajmëron oligarkët: Thirrni mendjes, do falimentoni ju, jo

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar, atë të cilët i cilësoi si oligarkë, që të tërhiqen nga projektet e Partneritetit Publik Privat.

Basha tha se pavarësisht historikut politik, të gjitha kontratat dhe koncesionet do të çmontohet dhe paratë do t’i rikthehen buxhetit të shtetit. Kreu i demokratëve theksoi se nuk do të falimentojë Shqipëria por oligarkët.

“Në qoftë se alternativa është të falimentojë Shqipëria apo të falimentoni ju 10 oligarkë dhe ministrat e korruptuar dhe kryeministri me të cilat keni hapur konto bankare ku derdhni paratë që ju vidhni shqiptarëve kjo alternativë është fare e qartë. Nuk do të falimentojë Shqipëria do të falimentoni ju.

Do të përgjigjeni me pasurinë tuaj dhe do të përgjigjeni personalisht para ligjit antimafja që Partia Demokratike dhe opozita është e vendosur ta kalojë dhe ta bëjë realitet.

Ndaj thirrni mendjes ju dhe bankierët. Hiqni dorë nga kjo piramidë e PPP-ve. Askush nuk do të tolerohet, nga i pari tek i fundit, pavarësisht emrit dhe mbiemrit dhe historikut tuaj politik me Partinë Demokratike, me Partinë Socialiste apo me këdo parti tjetër, një për një kontratat tuaja di të çmontohen, koncesionet do të anulohen, paratë që keni përfituar prej këtyre koncesioneve do t’i rikthehen buxhetit të shtetit do t’i rikthehen qytetarëve shqiptarë.

Ju bëj thirrje, mos u zhysni më thellë në këtë megavjedhje me kryekusarin dhe do të mbani përgjegjësi njësoj nëse do ët vazhdoni të jeni pjesë e grabitjes dhe zhvatjes së taksave të shqiptarëve”, u shpreh Basha.

 

Të fundit