Flash News

KRYESORE

Basha paralajmëron Ramën dhe Xhafajn: Ndalnin presionet, do merrni përgjigjen më të ashpër nga opozita dhe populli

Basha paralajmëron Ramën dhe Xhafajn: Ndalnin presionet, do merrni

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, denoncoi kërcënimin që i është bërë Albert veliut, i cilësuar si dëshmitari x në audio përgjimin e Agron Xhafajt. Basha tha se njerëz të skeduar për vrasje i kanë ofruar një të afërmi të Albert Veliu 200 mijë euro që ai të përgënjeshtrojë deklarimet e bëra publike.

Basha paralajmëroi kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm që të ndalin presionet duke thënë se do të marrin përgjigjen më të ashpër nga opozita dhe populli.

“Duke dënuar ashpërsisht këto akte kriminale, dua ti përsëris sot Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës paralajmërimin e prerë se për çdo hap që hedhin për të vënë nën presion Albert Veliun, dëshmitarin e familjes mafioze Xhafaj, si dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi, përgjegjës do të jenë ata dhe do të marrin përgjigjen më të ashpër nga opozita dhe populli!

I paralajmëroj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn para gjithë shqiptarëve dhe para gjithë botës: ndal presionit mafioz ndaj dëshmitarit Veliu dhe gazetarit Olldashi!”, deklaroi Basha.

Kreu i demokratëve kërcënimet dhe presionet e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt janë rritur ethshëm pak orë para protestës të 26 majit.

“Sepse ata kanë frikë. E vetmja forcë që mund ta ndalë këtë të keqe është bashkimi ynë. E vetmja forcë që mund ta mposhtë këtë të keqe është bashkimi ynë. Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi në protestën kombëtare të 26 majit për një Shqipëri të çliruar nga qeveria e lidhur me krimin”, theksoi Basha.

Të fundit