Flash News

KRYESORE

Basha paralajmëron ‘surprizën’ e madhe për Ramën dhe Xhafajn: Do u vijë andej nga ku nuk e presin

Basha paralajmëron ‘surprizën’ e madhe për Ramën

Kryeopozitari Lulzim Basha ka paralajmëruar në emisionin ‘Opinion’ se kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i pret një surprizë e madhe në ditët në vijim.

Basha u shpreh i bindur se përgjigjja që do të publikohet nga Prokuroria për audio-përgjimin e Agron Xhafajt është përcaktuar tashmë nga kryeministri Rama. Por kreu i PD-së tha se pasi të bëhet publik verifikimi i audio-përgjimit, Qeverisë do i vijë një surprizë e madhe andej nga ku nuk e pret.

“I pret një surprizë e madhe. Pasi ta shpallin të pavlefshëm audio-përgjimin, pasi të nxjerrin aktorë të paguar që do thënë se është i pavlefshëm... Audio-përgjimi është përcaktuar, e ka përcaktuar Edi Rama, ka thënë është i paligjshëm. Nuk ka pasur mundësi Prokuroria të vendosë. Ky skenar do i zhysë më thellë në gropë, sepse pas kësaj  i pret një surpzië e madhe. I vjen andej nga ku nuk e pret”, theksoi Basha.

Basha mohoi një skenar të ngjashëm me atë të Zoran Zaev në Maqedoni, por pranoi se ka bashkëpunim të fortë dhe të qëndrueshëm me ata partnerë që kanë objektiv një Shqipëri të çliruar nga krimi dhe droga.

Akuza e re për Fatmir Xhafajn: Ka krijuar rrethana ligjore që Agroni t’i shpëtojë dënimit në Shqipëri

Survejimi nga policia. Flet për herë parë Basha: Nuk kam asnjë shqetësim për veten, problem degradimi i shtetit

Të fundit