Flash News

KRYESORE

Basha parashikon fatin e Fatmir Xhafajt: Unë dhe PD po presim me qetësi të shohim se ku do t’i çojë dëshpërimi dhe budallallëku

Basha parashikon fatin e Fatmir Xhafajt: Unë dhe PD po presim me

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, Lulzim Basha foli edhe për atë që tashmë njihet si çështja Xhafaj. Basha tha se opozita qëndron fuqishëm prerë dhe vendosmërisht për largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Kreu i opozitës theksoi se Xhafajn nuk e shpëtojnë dot as prokurorët që po montojnë një skenar qesharak dhe idiot teksa shtoi se ai dhe PD po presin me qetësi të shohin se “ku do t’i çojë dëshpërimi dhe budallallëku i tyre”.

“Dua ta them sot qartë dhe shkoqur, Partia Demokratike, opozita qëndron fuqishëm prerë dhe vendosmërisht, për largimin e Fatmir Xhafajt. Fatmir Xhafaj do të ikë. Agron Xhafaj është trafikant droge në Itali dhe Shqipëri.

Refugjatët sirianë, nuk e shpëtojnë dot.

Nuk e shpëtojnë dot as prokurorët që po montojnë një skenar qesharak dhe idiot si ato që montonte Fatmiri kur ishte hetues i Sgurimit të Shtetit dhe detyronte me tërtura të pafajshmit, të pranonin që ishin të fajshëm.

Nuk e shpëton dot as propaganda.

Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama vetëm sa po e fundosin më shumë veten e tyre.

Unë dhe PD po presim me qetësi të shohim se ku do t’i çojë dëshpërimi dhe budallallëku i tyre”, deklaroi Basha.

Të fundit