Flash News

KRYESORE

Basha pas dorëheqjes së Pjetrit: Një kriminel më pak, duhet larguar Rama, koka e krimit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha reagoi pas tëheqjes nga marrja e detyrës së kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, të Valdrin Pjetrit. Me një status në profilin e tij në Twitter, ai shkroi se gjërat do të rregullohen kur të ikë Edi Rama.

“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik.”, ishte mesazhi i kreut të PD-së.

Pjetri akuzohet se është dënuar në Itali për trafik droge dhe nuk ka qenë transparent për të kaluarën e tij, duke shkelur ligjin.

Më herët, ai me një status në Facebook, lajmëroi se do të tërhiqej nga detyra e kryebashkiakut.

“I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor ta ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër”, shkroi Pjetri.

Të fundit