Flash News

KRYESORE

Basha pas protestës: Koha e fjalëve mbaroi! Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt së ardhmes

Kryedemokrati Lulzim Basha, teksa ka publikuar disa foto të protestës së sotme të opozitës para Kryeministrisë, shkruan në Facebook se koha e fjalëve mbaroi dhe se sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt së ardhmes.

“Një popull i tërë i bashkuar si kurrë më parë në protestën më madhështore në Shqipëri është ngritur kundër qeverisë hajdute dhe kryehajdutit të saj që e vjedhin dhe e varfërojnë përditë. Koha e fjalëve mbaroi! Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt së ardhmes!”, shkruan kryedemokrati.

Kujtojmë që opozita ka vendosur që të zhvillojë një tjetër protestë të enjten e ardhshme,e  cila pritet që dhe ajo të jetë masive.

Të fundit