Flash News

KRYESORE

Basha pas takimit me aleatët: Dosja 184 dhe 339, ku përfshihen zyrtarë të lartë, janë frika e Edi Ramës

Basha pas takimit me aleatët: Dosja 184 dhe 339, ku përfshihen

Pas takimit me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për median. Ai i fton qytetarët që t’i bashkohen protestës së ditës së nesërme që të marrin atë që u kanë vjedhur padrejtësisht.

“Janë ditë dhe orë intensive. Edhe 16 shkurti është një ditë shprese që do mundë

sistemin e frikës nga Rama, dhunë, kërcënime, propagandë dhe mashtrime. Por sot makineria e Ramës është shkërmoqur, dhe këtë e shohim me vendimin absurd për të mbrojtjur me regjimin ushtarak parlamentin nesër. Ushtarakët e veshur si policë duan t'i mohojnë qytetarëve të drejtën për tu shprehur me protestë kundër parlamentit dhe qeverisë legjitime. Nesër në orën 10:00 ftoj të gjithe qytetarët t’i bashkohen protestës së njoftuar nga opozita për të shprehur mospajtimin total për këtë parlament ilegjitim dhe për këto klonime të dështuara që Edi Rama do përpiqet të shesë. Nuk do të ketë fasadë-opozitë. Shqiptarët do kërkojnë të marrin atë që u kanë vjedhur”, u shpreh Basha.

Më tej ai shtoi se dosja 339 është makthi i Edi Ramës, bashkë me dosjen 184 që dëshmon vjedhjen e votave në Dibër, që shumë shpejt, sipas Bashës do të zbardhet përmbajtja e tre.

“Dosja 339 është makthi yt, Edi Rama, Uroj ta dish se çfarë përmban edhe dosja 184.  Dosja 184 do kemi kohë për të zbuluar çdo informacion që na vjen”, tha kryedemokrati.

Më tej, i pyetur për nëse do të ketë një opozitë të re pas marrjes së mandateve nga kandidatët në listat e LSI dhe një të PD, Basha u shpreh; Çdo hap i kuvendit ilegjitim nuk njihet nga ne. Janë vendime që nuk kanë asnjë efekt në rrugëm qe ne kemi nisur”.

Të fundit