All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Basha pas takimit me eurodeputetët: Nuk ka asnjë komunikim midis meje dhe Edi Ramës; jo një 2017-të tjetër

Basha pas takimit me eurodeputetët: Nuk ka asnjë komunikim midis meje
All - Paragraf - 1

Liderët e partive opozitare zhvilluan këtë pasdite një takim me delegacionin e Parlamentit Evropian, që ka mbërritur në Tiranë. Duke iu përgjigjur interesit të lartë të gazrtarëve pas përfundimit të takimit, kryeopozitari Lulzim Basha foli për një propagandë intensive të kryeministrit Edi Rama jashtë Shqipërisë, por që, sipas tij, tashmë nuk ka më efekt.

All - Paragraf - 3

Basha mohoi çdo pretendim se midis tij dhe kryeministrit Rama është vendosur një kanal komunikimi.

“Nuk ka asnjë komunikimi midis meje dhe Edi Ramës. Vendimi i vetëm është ai që kanë përcaktuar qytetarët shqiptarë”, u shpreh kreu i Partisë Demokratike.

I pyetur nëse opozita do të të ishte e gatshme të pranonte negociata të udhëhequra nga aktorë ndërkombëtarë, për të zgjidhur krizën politike, Basha theksoi se nuk do të ketë një tjetër 2017-të, duke iu referuar marrëveshjes së 17 majit, por zgjidhja e vetme është krijimi i qeverisë tranzitore pa Ramën kryeministër.

“Nuk do të ketë më një 2017-të tjetër me Edi Ramën. E mori 2017-ën për të shmangur një përplasje civile dhe e ktheu në dosjen ‘339’. E vetmja zgjidhje është një qeveri tranzitore pa Edi Ramën”, tha ai.

Lulzim Basha përsëriti se krijimi i kësaj qeverie tranzitore do të mundësonte organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si dhe do t’i zgjidhte duart prokurorisë për të hetuar dosjet e krimit dhe të korrupsionit.

Të fundit