Flash News

KRYESORE

Basha pas takimit me Metën: U njohëm me prova tronditëse, qëllimi i Ramës është kapja e Gjykatës Kushetuese

Basha pas takimit me Metën: U njohëm me prova tronditëse,

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbardhur takimin e zhvilluar sot me presidentin Ilir Meta dhe aleatët e PD.

Sipas Bashës, dy janë çështjet e diskutuara sot me presidentit pas thirrjes së këtij të fundit.

“U njohëm me provat tronditëse të asaj që kemi thënë edhe më parë, të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit në procesin e Reformës Zgjedhore, konkretisht në emërimet e Gjykatës Kushtetuese. Këto prova vërtetojnë se qëllimi i vetëm i këtij kryeministri është kapja e institucioneve të drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese.

PD dhe aleatët tanë e kanë konsideruar prej fillimit një grusht kushtetues por përtej kësaj edhe një provë më shumë se me këtë qeveri reforma është e rrezikuar, drejtësia e pavarur që ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin mbetet iluzion. E kemi parë në rastin e Tahirit, hetimeve të ndaluara për manipulimin zgjedhor në dosjen 184 dhe 339, aferave korruptive.

PD e opozita e bashkuar qëndrojnë për një reformë në drejtësi sipas kushtetues, kërkojmë të vihet në funksion GJK, GJL, SPAK BKH sipas kushtetutës dhe jo sipas planeve korruptive të qeverisë.

Çështja e dytë që diskutuam është domosdoshmëria e zgjidhjes së krizës politike. Prej tre muajsh kjo detyrë është shtruar nga Gjermania me mocionit të përbashkët të Bundestagut, partnerët strategjikë. Prej më shumë se dy muajsh opozita ka shprehur gatishmërinë e saj për të kontribuar përmes një dialogu transparent për një reformë zgjedhore dhe zbatimin sic e kërkon Bundestagu”, u shpreh Basha i cili akuzon kryeministrin Rama se prej 4 muajsh ka refuzuar dialogun dhe ndërmjetësimin ndërkombëtar, sinë një tentativë për të mbuluar krizën e thellë politike.

“Shtyja e aftit të Komisionit të Reformës Zgjedhore është tjetër përpjekje për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Opozita nuk ka kërkuar e nuk mbështet shtyrjen për reformën zgjedhore.

Javën e ardhshme opozita do të konkretizojë produktin për reformën në amendamente për të gjitha ligjet për ndërhyrjet e nevojshme, propozimin e plotë pë reformën zgjedhor, e ndërsa nga ana tjetër kemi patur refuzim të dialogu, kushtëzim dhe sabotim të kësaj reforme.

Propozimet do jenë gati jo më vonë se fillimi i dhjetorit, për opozitën e shqiptarët nuk mund të ketë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme e vendore në një ditë si rruga e vetme për të dalë nga kriza”, tha kryedemokrati.

Të fundit