Flash News

KRYESORE

Basha pas takimit me ministrin çek: Jo vetëm bashkëbisedues i vëmendshëm, por mbështetës në rrugëtimin europian

Basha pas takimit me ministrin çek: Jo vetëm bashkëbisedues i

Pas takimit me ministrin e jashtëm të Republikës Çeke Tomáš Petříček, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh para mediave se ndihet shumë i inkujaruar që në betejën për zgjedhje të lira dhe parlament të çliruar nga krimi, ka gjetur jo vetëm një bashkëbisedues të vëmendshëm por dhe mbështetës të fuqishëm të rrugëtimit europian të Shqipërisë.

“Me ministrin e jashtëm çek patëm mundësi të shpalosim edhe njëherë vlerat evropiane si esenca e betejës tonë. Dhe jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga fakti se në betejën për vlerat evropiane, për zgjedhje të lira, për një parlament të shkëputur nga krimi, për një qeveri të çliruar nga krimi i organizuar dhe interesat e oligarkisë, dhe për një Shqipëri të çliruar nga qeverisja kriminale, ne kemi gjetur jo vetëm një bashkëbisedues të vëmendshëm, por edhe një mbështetës të fuqishëm të rrugëtimit evropian të Shqipërisë”, tha Basha.

Më tej ai shtoi se rrugëtimi evropian i Shqipërisë pengohet nga korrupsioni galopant, nga krimi i organizuar dhe nga asgjësimi i votës së lirë.

“Ndaj, përpjekja jonë, jo thjesht për të larguar një regjim të ardhur në pushtet përmes paktit me krimin, por për të çliruar votën e lirë dhe për të bërë një pakt kombëtar me të gjithë shqiptarët, të majtë e të djathtë, ku vlerat thelbësore të demokracisë, të ekonomisë, të lirisë, të mos i cënojë më dot askush dhe askush më të mos jetë në gjendje të kapë institucionet dhe t’i shërbejë krimit dhe oligarkisë”, tha  Basha.

Më tej ai shtoi se ku pakt kombëtar ka nisur tashmë rrugëtimin, jo vetëm përmes protestave dhe aksionit qytetar, por edhe përmes përfshirjes dhe gjithëpërfshirjes së elitës intelektuale, “siç ishte rasti i djeshëm, ku pata kënaqësinë të ndaj mendimet me elitën e artit dhe të kulturës shqiptare, por edhe të sipërmarrjes, të studentëve, të rinisë, të të gjithë qytetarëve shqiptarë”.

Të fundit