Flash News

KRYESORE

Basha pas takimit me sekretarin e OSBE: Zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë, dialog jashtë parlamentit

Basha pas takimit me sekretarin e OSBE: Zgjedhje të parakohshme

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbardhur takimin në selinë blu me Sekretarin e Përgjithshëm te OSBE, Thomas Greminger.

Në një prononcim për mediat, ai tha se mes tyre u diskutua tema e zgjedhjeve dhe Reforma Zgjedhore.

Sipas Bashës, opozita  është e vendosur të japë kontributin e saj për një reformë të vërtetë zgjedhore që të garantojë lirinë e votës, por për të miratuar këtë reformë kërkohet vullnet politik dhe vullnet për ta zbatuar. Ndaj, Basha shton se OSBE vetë ofron këto tre mundësi

“Në rolin që ka OSBE për tu kujtuar vendeve anëtare për standardet që duhet përmbushin për demokracinë, këtë e ka bërë me raportin e ODHIR, ofrimin  ekspertizës për të ndihmuar në këtë proces dhe rolin që mund të luaj për të ndihmuar dialogun politik të nevojshëm të kërkuar edhe nga BE e gjermani për ti dhënë fund krizës në vend.

Për opozitën rruga është e qartë, e njëjta që përshkruhet edhe në kushtet e Bundestagut. Miratimi i reformës dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në një dite, ku vota është e garantuar”, tha Basha.

Pyetjet:

A do të pranonte PD që OSBE të jetë ndërmjetëse që ju të uleni në një tryezë për reformën zgjedhore me mazhorancës?

Jo nuk po them këtë, por OSBE vetë ofron këto tre mundësi. Nuk është vetëm OSBE, por edhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë për të ndihmuar në një dialog që të ketë një produkt. Për ne produkti është të ketë një reformë zgjedhore e vërtetë dhe vullneti për ta zbatuar, përmes zgjedhjeve të parakohshme lokale dhe parlamentare në një ditë.

Cili është komenti juaj për draftin e mazhorancës në komisionin e reformës zgjedhore, që 6 muaj para zgjedhjeve qeveria kthehet në qeveri teknike?

Të botohet më parë, ta diskutojnë në transprance dhe një mendim i tillë mund të shqyrtohet, është një propozim i yni në fakt. të kemi edhe ne zgjedhje me standardet e Kosovës.

A është dakord  OSBE që dialog mes palëve të zhvillohet jashtë dyerve të parlamentit ?

Dialog brenda dyerve të pseudo-parlamentit nuk mund të ketë, sepse është monolog, normalisht dialogu do të vijohet jashtë deri sa të kemi një parlament me votën e qytetarve dhe jo nga bandat.

Kush do ta ndërmjetësojë dialogun? Ju keni nisur një ditë më parë diskutime me propozime konkrete për reformën zgjedhore. Gjiknuri tha se jemi dakord që OSBE të jetë ‘shkesi’ që të vijnë propozimet e PD? A do e pranoni këtë?

Këto janë budallallëqe, për ti hedhur hi syve njerëzve dhe për tju bërë ju të bëni pyetje të tilla. Këto punë s’bëhen me shkesë as në Afrikë, e jo më Europë, por sic bëhet dialogu politik sic janë zgjidhur krizat edhe në vendet fqinje.

Merrni shfletoni se mnuk është vendi për leksion këtu. Janë heqje përgjegjësie si për dështimet si refuzimi në BE, 30 qershori, dështimin me ekonominë etj.

 

Të fundit