Flash News

KRYESORE

Basha pas takimit me Minnitin: Saimir Tahiri? Nuk bëj komente...

Basha pas takimit me Minnitin: Saimir Tahiri? Nuk bëj komente...

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur shkurtimisht për mediat pas takimit të zhvilluar në Ambasadën e Italisë me ministrin e Brendshëm, Marco Minniti.

Basha theksoi se me Minnitin ka diskutuar për gjendjen kritike të krimit në organizuar në Shqipëri, ndërkohë ka marrë garancitë e Romës për të ndihmuar vendin tonë të dalë nga kjo gjendje. Kryeopozitari tha se vlerëson mesazhin e zyrtarit italian për goditjen e të paprekshmëve, ndërkohë që opozita do të vazhdojë betejën që të Shqipëri të mos ketë më organizata kriminale që vendosin ligjin.

“Bashkëbiseduam për gjendjen kritike të luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe morëm garanicinë se Italia do të ndihmojë në goditjen e krimit dhe daljen e Shqipërisë nga kjo gjendje. Vlerësoj mesazhin e ministrit Minniti për goditjen e të paprekshmëve. Kjo dëshmon se Italia ka një synim serioz për të ndihmuar Shqipërinë. E sigurova se PD do të vazhdojë betejën që në Shqipëri të mos organizata kriminale që vendosin ligjin dhe prekin zgjedhjet”, tha Basha.

I pyetur nëse pjesë e diskutimit me ministrin italian ishte edhe çështja e Saimir Tahirit, Basha u përgjigj: “Nuk bëj komente për çështje të veçanta.”

Lufta antikanabis, në krah të Xhafajt ulet denoncuesi i mafias dhe ambasadorja ‘e heshtur’

Të fundit