Flash News

KRYESORE

Basha pas vizitës në Thumanë: Banorët në ankth për fatin e tyre, në disa banesa nuk kanë shkuar inxhinierë

Basha pas vizitës në Thumanë: Banorët në ankth për

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Thumanë, qytezën që u prek më shumë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, bashkangjitur disa foto Basha tregon se shumë banorë janë në ankth banesat ku rrinë pasi ato nuk kanë marrë vlerësim nga inxhinierët.

Kryedemokrati i bën thirrje qeverisë t’u japë një zgjidhje sa më parë banorëve të Thumanës.

Reagimi i Bashës

Sot vizitova disa familje në Thumanë, zona më e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Thumana nxorri në pah papërgjegjshmërinë dhe dështimin e kësaj qeverie që shkaktoi humbjen e 24 jetëve vetëm sepse nuk mori masa për pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit dhe ai i korrikut 2018.

Ka kaluar një muaj dhe ende qytetarët, banesat e të cilëve u dëmtuan janë në ankth për fatin e tyre. Askush nuk u ka dhënë një vlerësim nëse banesat e tyre janë apo jo të banueshme. Disa janë detyruar të marrin rrezikun e qëndrimit në shtëpitë e dëmtuara duke mos pasur mundësi tjetër strehimi. Frika dhe dëshpërimi i shoqëron gjatë gjithë kohës.

Ata nuk kërkojnë asgjë më tepër sesa inxhinierë që të vlerësojnë rrezikshmërinë që paraqesin banesat e tyre në mënyrë që të mos u ndodhë e njëjta gjë sic ndodhi me pallatet e shembura vetëm disa metra larg tyre

Përtej propagandës shteti ka dështuar turpshëm. Dhe e gjitha kjo vetëm që të mos preken 150 milion dollarët që shkojnë në xhepat e 10 oligarkëve.

Mos reagimi i shpejtë ka rënduar gjendjen e tyre dhe po sjell probleme shëndetësore kryesisht tek femijët dhe të moshuarit.

Bamirësia e shqiptarëve ka qenë ndihma më e madhe që kanë marrë! Por është detyrë e shtetit që u merr taksat, tu vijë në ndihmë, tu sigurojë strehim, të vlerësojë sa më parë dëmet dhe të bëjë të mundur rindërtimin e shtëpive dhe riparimin e dëmeve.

Çdo vonesë sjell dëme të mëdha për banorët, fëmijët e tyre por edhe për mbarë shoqërinë dhe vendin.

 

Të fundit