Flash News

KRYESORE

Basha: PD program ekonomik me gjermanët e CDU-së për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëve shpresën 

Basha: PD program ekonomik me gjermanët e CDU-së për t’i

Partia Demokratike ka nisur hartimin e programit të saj ekonomik, në bashkëpunim me ekspertët gjermanë të partisë qeverisëse CDU në Gjermani.

Dr.Martin Henze, kryetar i Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së ishte sot në tryezën për programin ekonomik të mbajtur në selinë blu me fokus tek çështjet e infrastrukturës, energjisë dhe dixhitalizimit.

Në fjalën e  tij, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh CDU ka tek PD një partner të besueshëm dhe të vendosur, që i qëndron parimeve të demokracisë, shtetit ligjor dhe konkurrencës së lirë.

“Ditën e parë që do të marrim besimin për të qeverisur vendin, do ta përdorim këtë dorë që na shtrihet nga Gjermania mike për të nisur sa më parë transformimin e vendit, për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëve shpresën”, u shpreh Basha.

Të fundit