Flash News

KRYESORE

Basha për dosjen “Habilaj”: Do të dalin fakte të tjera për ministra të tjerë të Ramës

Basha për  dosjen “Habilaj”: Do të dalin fakte të

Në një konferencë për shtyp kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në lidhje me dosjen “Habilaj”. Ai ndër të tjera ka thënë se në ditët në vijim do të dalin fakte të tjera për ministra të tjerë të Ramës

"Mediat dhe sytë tuaj, provat dhe faktet e antimafies italiane që lidhin direkt Saimir Tahirin me trafikun e drogës dhe të armëve. Provat e hetimit nga antimafia italiane tregojnë se grupit narko-trafikant i drejtuar nga Moisi Habilaj, kushëri i Saimir Tahirit  i ka paguar shuma marramendëse  në dorë Saimir Tahirit  si dhe ka përdorur “Audin” dhe skafin e tij  e tij për trafik droge. Provat e hetimit  tregojnë se  narko-trafikantët kanë kontribuuar miliona euro në fushatën elektorale të Edi Ramës.

1400 herë Partia demokratike e ka denoncuar Saimir Tahirin për lidhjet e tij me organizatat kriminale dhe trafikun e drogës 1400 herë Edi Rama e ka mbrojtur Saimir Tahirin  dhe ka sulmuar opozitën.

Edi Rama burgosi dhe dënoi oficerin e antidrogës Dritan  Zaganin kur ai denoncoi me fakte lidhjen e Tahirit me Habilaj. Sa herë dilnin në dritë fakte për lidhjet e Saimir  Tahirit me bandat  Rama e ka mbrojtur dhe e ka quajtur Tahirin bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë  dhe ministrin e tij më të suksesshëm, këto janë fakte, Rama i ka dal në krah Tahirit për çdo akuzë, ndaj sot nuk ka shqiptarë të mendojë se Saimir Tahiri ka bërë në kokë të tij. Sot Rama e shiti Tahirin vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij sepse Tahiri ka qenë as më pak e as më shumë se  ndërmjetësi i Ramës me Habilajt, Shullasin dhe banda të tjera të drogës në vend. E vërteta është se Saimir Tahiri është as më shumë e as më pak se një prej peshqve të mëdhenj, anëtarët e suksesshëm të organizatës kriminalo-politike.

Fakte tronditëse do të dalin në ditët dhe javët  në vijim për të tjerë ministra  të Ramës. Gjithçka është bërë me dijeninë dhe bekimin e Edi Ramës që është për përfituesi kryesori parave të drogës së Habilajve . Vetë  kriminelët pohojnë në përgjimet e antimafias se për të fituar zgjedhjet janë përdorur miliona euro. Këto janë fakte tronditëse para shqiptarëve dhe mbarë botës sot. Këto  janë prova që tregojnë edhe skemën se si Rama ka blerë votat dhe ka dhunuar zgjedhjet.  

Me Edi Ramën në qeveri dhe jo para drejtësisë, qeveria do të vazhdoj të jetë karteli kryesor i krimit të organizuar dhe drogës në Shqipëri.

Nesër Partia Demokratike do të thërrasë një tryezë me të gjithë spektrin opozitar. Për çdo shqiptar pavarësisht bindjeve politike po troket ora e ballafaqimit me të vërtetën, po troket ora e vendimeve të mëdha.

 Faleminderit!",- është shprehur Basha.

Të fundit