Flash News

KRYESORE

Basha për kundërshtarët: Nuk i ka zënë hashashi, por frika… Tregon dy rastet kur socialistët kanë ngritur dy gishtat lart

Basha për kundërshtarët: Nuk i ka zënë hashashi, por

Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me demokratët e njësisë 7 në Tiranë, ku ka prezantuar pikat kryesore të programit të Partisë Demokratike.

Basha ka komentuar edhe sjelljen e kundërshtarëve politike, duke u shprehur se “socialistët nuk i ka zënë hashashi, por frika”.

“Nuk i ka zënë hashashi jo, i ka zënë frika. I ka zënë frika se e dinë shumë mirë se çfarë u ndodh kur bashkohet populli”, tha Basha.

Kryeopozitari foli edhe për ironin që përpiqet Edi Rama të bëjë duke ngritur dy gishtat lart, teksa kujtoi se ky veprim ka ndodhur vetëm dy herë në 27 vite.

“Dy herë kanë dalë me dy gishta lart kundërshtrat tanë. Një herë Muhamet Kapllani kur erdhi James Baker dhe Edi Rama dy javë pas rrëzimit të republikës së vjetër”, tha Basha.

 

Të fundit