Flash News

KRYESORE

Basha për mos dekretimin e Lleshit dhe mesazhin që Rama u dërgoi deputetëve: S’është lojë shahu, lidhet me fatin e shqiptarëve

Basha për mos dekretimin e Lleshit dhe mesazhin që Rama u dërgoi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar nga Kora vendimin e Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm.

“Ministri i tretë i propozuar nga Rama është dëshmi e krizës së thellë politike morale të mosqeverisjes së vendit si rezultat i bashkëqeverisjes me krimin. Vendi është pa kryeministër, pa gjykate, pa prokurori dhe përgjegjësia është e organizatës kriminale të Rilindjes dhe kreut të saj”, tha Basha.

Duke ju referuar edhe mesazhit që kryeministri Edi Rama u dërgoi një ditë më parë deputetëve socialist, Basha tha se lëvizja e ardhshme në atë që nuk është lojë shahu, por ka të bëjë me fatin e shqiptarëve.

“Një gjë është e sigurt, që lëvizja e ardhshme në atë që nuk është lojë shahu, por ka të bëjë me fatin e shqiptarëve, është largimi i vetë Edi Ramës”, u shpreh Basha.

Të fundit