Flash News

KRYESORE

Basha për Rai News: Ndërkombëtarët të mos i kërkojnë shqiptarëve çfarë popujt e tyre nuk do ta pranonin kurrë

Basha për Rai News: Ndërkombëtarët të mos i

Në një intervistë për Rai News, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të mos i kërkojnë popullit shqiptar atë që popujt e tyre nuk do ta pranonin kurrë. Ai është shprehur më parë se popujt e tjerë nuk do rrinin të qetë në një vend ku bëhet hapur shit-blerja e votave.

Basha ka pranuar se djegia e mandateve është një akt ekstrem dhe nuk pret që ndërkombëtarët ta përgëzojnë, por nuk kishte alternativa të tjera për t’i zgjidhur gjërat.

I pyetur për refuzimin e deputetit Lefter Koka për të djegur mandatin e tij, kreu i PD është shprehur që Rama po kërkon të blejë anëtarët e opozitës dhe priten edhe reagime të tilla.

Përsa i përket incidenteve të regjistruara në protestën e 16 shkurtit, Basha shprehet: “Është bërë thirrje për protesta paqësore, por zemërimi i qytetarëve është i madh”.

Të fundit