Flash News

KRYESORE

Basha për Ramën: Kukuthi, objekt barcaletash të ndërkombëtarëve

Basha për Ramën: Kukuthi, objekt barcaletash të

Lideri demokrat Lulzim Basha e ka hapur me një anatemë për Kryeministrin Rama komunikimin e përditshëm në Çadrën e Lirisë. Basha ka folur për një gjendje të rënduar 'psiqike ku gjendet Edi Rama dhe skota e tij' dhe për 'një rrufjan të cilin nuk e zë gjumi, si kukuth gjithë natën".

Sipas Bashës: "Edi Rama është braktisur nga faktori ndërkombëtar dhe është bërë subjekt baracaletash, personi më qesharak dhe i pabesueshëm në qarqet diplomatike nga Ëashington e Brukssel. Tregohet me gisht që kur u botua raporti i pasurisë së tij. Askush nuk e merr më seriozisht".

Basha ka shtuar se Rama, i dëshpëruar, shkruan trakte natën kundër miqve ndërkombëtarë të Shqipërisë, ua çon fletushkave të tij për t'i botuar në mëngjes dhe pastaj i hedh në facebook-un e vet dhe fillon t'i besojë.

Të fundit