Flash News

KRYESORE

Basha për Samitin e Diasporës: Fasadë e njeriut që i nxiu faqen vendit; PD mirëpret kontributin e çdo shqiptari

Basha për Samitin e Diasporës: Fasadë e njeriut që i nxiu

Nesër do të nisë Samiti i Dytë i Diasporës, ku mes të ftuarve është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Për kreun e opozitës, samiti është fasadë e njeriut që i nxiu faqen Shqipërisë, mirëpo shton se vendi ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e shqiptarëve jashtë kufijve.

“Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ja nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ja dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit. Shqipëria ka nevojë jetike për ndihmën dhe kontributin e diasporës. Unë dhe Partia Demokratike mirëpresim krahëhapur mbështetjen e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë e të sinqertë për të ndërtuar në Shqipëri mundësitë, sigurinë, lirinë dhe vlerat që ata gëzojnë në vendet ku jetojnë”, shkruan Basha në ‘Twitter’, duke refuzuar ftesën.

Samiti do të bojkotohet nga shqiptarët e Kanadasë, disa shoqata në Greqi për shkak të kostos së lartë, mbi 600 milionë lekë.

Të fundit