Flash News

KRYESORE

Basha: Për të larguar kasapin e zgjedhjeve, nuk ka më Shqipëri të kuqe dhe Shqipëri blu

Kryedemokrati Lulzim Basha, nga Mallakastra u shpreh sot, se sipas tij, në Shqipëri, për të larguar kasapin e zgjedhjeve (Edi Ramën) nuk duhet të ketë më ndarje në bazë të flamujve partiakë.

“Nuk ka më Shqipëri blu dhe Shqipëri të kuqe. Shqipëria kuqezi është bashkuar me PD. Me ne janë bashkuar edhe socialistët, që duan ta shpëtojnë vendin dhe partinë e tyre nga uzurpimii krimit. Përballë në këtë betejë është Shqipëria e shumicës, e dhunuar, e varfëruar, përballë një Shqipërie të pakicës, që pasurohet në kurriz të Europës”, tha Basha.

Basha u bëri thirrje qytetarëve të Mallakastrës që më 11 Maj në Tiranë të bashkohen të gjithë për të larguar politikanët e korruptuar, “që janë bërë më të pasur me sheikët duke grabitur pasuritë e shqiptarëve, të realizojmë qeverinë tranzitore, pa kasapin e zgjedhjeve, pa Edi”.

Të fundit