Flash News

KRYESORE

Basha për vrasjen në Bularat: Ngjarje kriminale, Rama kërkon të largojë vëmendjen nga kriza politike ku ndodhet vendi

Basha për vrasjen në Bularat: Ngjarje kriminale, Rama kërkon

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar për herë të parë ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Bularat të Gjirokastrës.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i demokratëve tha se ngjarja në fjalë është një ngjarje kriminale dhe se përpjekjet për ta kthyer atë në një ngjarje politike i shërbejnë vetëm atyre që duan të largojnë vëmendjen nga kriza politike ku ndodhet vendi.

“Kjo është një ngjarje kriminale dhe përpjekjet për ta kthyer në një ngjarje politike i shërbejnë vetëm atyre që duan të largojnë vëmendjen nga kriza e thellë politike ku ndodhet vendi në këtë anë të kufirit dhe padyshim ka faktor në anën tjetër të kufirit që duan ta shfrytëzojnë për axhendën e tyre politike.

Të dyja përpjekjet janë të dënueshme. Në rastin e përpjekjes së Edi Ramës për të zhvendosur në mënyrë artificiale dhe për të pompuar me retorikë të papranueshme kundër opozitës, kundër eksponentëve të opozitës, ish-kryeministrit Berisha dhe të tjerëve, një ngjarje e cila është një ngjarje kriminale dhe duhet trajtuar si e tillë, është vetëm tregues i gjendjes ku ndodhet ai dhe qeverisja e tij. Ka pushuar së qeverisuri dhe do të kapet pas gjithçkaje për të larguar vëmendjen nga fakti që ne nuk qeverisemi”, u shpreh Basha.

 

Të fundit