Flash News

KRYESORE

Basha për zgjedhjet në Kosovë: Hapi një faqe të re në rrugëtimin si shtet demokratik

Basha për zgjedhjet në Kosovë: Hapi një faqe të re

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur procesin e zgjedhjeve dje në Kosovë dhe ka uruar për fitoren Albin Kurtin e VV dhe Vjosa Osmanin nga LDK.

Sipas Bashës, në një reagim në rrjetet sociale, Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik.

“Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren.

Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre europiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës.

Dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesëmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cenuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë. Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndërkombëtare. Urime Kosovë!”, shkruan Basha.

Të fundit