Flash News

KRYESORE

Basha përballë demokratëve: Jam i vetëdijshëm për gabimet e mia, por kam mësuar nga ato

Basha përballë demokratëve: Jam i vetëdijshëm për

Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij sot në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, pranoi se ka gabuar në disa drejtime, por që bashkë me qytetarët ka mësuar nga ato.

“Jam i vetëdijshëm për gabimet e mija, të diktuara nga rrethanat, koha dhe gjendja në të cilën ndodheshim. Kam diskutuar për to me mijëra demokratë gjatë muajve të fundit—kam dëgjuar mendimet e tyre, kam pranuar kritikat e tyre, kam gjetur mirëkuptimin dhe kam marrë mbështetjen e tyre”, u shpreh kryedemokrati.

Më tej Basha, duke cituar Benxhamin Frenklin, “se përvoja është një mësuese e dashur”, u shpreh, “Unë kam besimin se së bashku me ju, duke mësuar nga gabimet, do ta fuqizojmë partinë tonë dhe ta bëjmë atë fituese. Partia Demokratike është shpresa e vetme për shqiptarët në këto kohë të vështira për vendin”.

Të fundit