Flash News

KRYESORE

Basha përballet me Ballën te Krimet e Rënda me 10 korrik, ky është gjyqtari i çështjes

Seanca e parë gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla do të mbahet me 10 korrik.

Të dy politikanët do të përballen në gjykatë, lidhur me çështjen e 3.4 milionë eurove të sekuestruara në dy “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Mësohet se gjyqtari i çështjes do të jetë Luan Hasneziri, i cili do të vendosë për padinë e kreut të grupit parlamentar socialist.

Seancën e shkuar Basha e paralajmëroi kapjen e miliona eurove dhe akuzoi Ballën si porositës. Pas zhvillimit të operacionit, Balla e kallëzoi Bashën penalisht, duke e akuzuar për shpifje në Kuvend (garantuesi i trafikimit të 3,4 milionë eurove dhe për lidhje me grupin që kryente veprimtari kriminale) dhe për nxjerrje të sekretit hetimor.

 

 

Të fundit