Flash News

KRYESORE

Basha përgënjeshtron gazetarët: Fëmijët e mi nuk kanë jetuar kurrë jashtë shtetit. Turp!

Basha përgënjeshtron gazetarët: Fëmijët e mi nuk

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tempora”, kryetari demokrat Lulzim Basha mohoi që fëmijët e tij të kenë jetur në Holandë, duke përgënjeshtruar gazetarët që kanë thënë diçka të tillë.

“Fëmijët e mi jetojnë këtu dhe turp për ata gazetarë që, sa herë që karaktere të pështira si Erjon Veliaj apo dikush tjetër në studio u thonë se Basha ka familjen në Hollandë, njerëz që e dinë fare mirë se vajzat e mia janë këtu, jetojnë dhe shkojnë në shkollë këtu, këtyre u ka ngelur vetëm gënjeshtra. Edhe genjeshtrën ua thyen studentët, ua shkatërroi lëvizja studentore”, tha Basha.

Sipas Bashës, atat gazetarë që kanë deklaruar diçka të tillë duhet të japin llogari para publikut, njësoj si oligarkët dhe kriminelët.

“Por këtyre s’u ka mbetur asgjë tjetër përveç gënjeshtrës dhe, natyrisht, media që i shërbejnë gënjeshtrës, të cilat, për turpin e tyre, nuk janë thjesht media sot, por kanë mision vetëm të pasurojnë pronarët e tyre. Janë pjesë e problemit dhe duhet të japin llogari para publikut, njësoj si oligarkët dhe kriminelët.

Këta kanë zgjedhur të sakrifikojnë interesin publik, për të pasuruar veten e tyre, për të pasuruar miqtë e tyre, në kurriz të shqiptarëve”, u shpreh më tej kryedemokrati.

Të fundit