Flash News

KRYESORE

Basha i përgjigjet akuzës së Ramës: Kam kritikuar gjithnjë pronarët e medieve; nga publicisti i dikurshëm nuk ka mbetur asgjë

Basha i përgjigjet akuzës së Ramës: Kam kritikuar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzës së kryeministrit Edi Rama se ka sulmuar gazetarët gjatë kohës që protestonte në çadër. Basha thekson se ky është një shtrembërim i qëndrimit të tij pasi kritikat kanë qenë gjithnjë ndaj pronarëve të medieve që nuk lejojnë gazetarët të raportojnë të vërtetën.

“Nga publicisti i dikurshëm Edi Rama nuk ka mbetur asgjë. Ai tani është një autokrat i zhytur në korrupsion, drogë dhe krim, që sulmon gazetarët dhe mbron e promovon kriminelët”, shprehet Basha, i cili vlerëson gazetarët që ngrenë zërin kundër krimit dhe korrupsionit dhe që i kërkojnë llogari kryeministrit.

Reagimi i plotë:

Edi Rama si nje censurues i dobët shtrembëron qëndrimet e mija për mediat. Nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë sulm timin kundër gazetarëve. Ka patur dhe do të ketë kritika për ata pronarë që nuk lejojnë gazetarët të raportojnë te vërtetën.

Nga publicisti i dikurshëm Edi Rama nuk ka mbetur asgjë. Ai tani është një autokrat i zhytur në korrupsion, drogë dhe krim, që sulmon gazetarët dhe mbron e promovon kriminelët. Vreri dhe urrejtja që ai nxjerr përditë kundër gazetarëve, bën kontrast jo vetëm me pazaret dhe favoret për disa nga pronarët e medias, por në vecanti me mbrojtjen dhe kujdesin që shpreh me fjalë e me vepra për Roshët dhe Tahirët me shokë.

Krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit janë problemet që po e shkatërrojnë Shqipërinë. Gazetarët që ngrenë zërin kundër tyre dhe i kërkojnë llogari kryeministrit, i shërbejnë njerëzve dhe të ardhmes së vendit. Zëri i tyre duhet mbrojtur, zërit të tyre duhet t’i bashkojmë zërat tanë për të denoncuar dhe ndalur të keqen.

Të fundit