Flash News

KRYESORE

Basha i përgjigjet prerazi Patozit për partinë e re: Nuk vlejnë sulmet nga kafenetë

Basha i përgjigjet prerazi Patozit për partinë e re: Nuk

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i pyetur sot nga gazetarët për partinë e re të të Astrit Patozit dhe të larguarve të tjerë nga PD, u është përgjigjur shkurt ish-kolegëve.

“PD vazhdon luftën kundër krimit drogës dhe kapjes se ekonomisë dhe politikës nga droga e krimi. Prandaj nuk vlejnë sulmet nga kafenetë”.

Më tej Basha ka shtuar se PD sapo ka përfunduar procesin e analizës. “Eshtë e drejta e çdokujt të bëjë zgjedhjen politike. Pretendimi që propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst. Ato nuk shqyrtohen nga kryetari, por nga Kuvendi”, u shpreh lideri demokrat.

Kryedemokrati theksoi se në PD çdokush ka hapësirën për të dhënë idetë e veta. Ndërsa sulmet ndaj PD-së dhe kryetarit, sipas Bashës nuk janë alternativë politike.

Ai shtoi se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet në pranverë. “Aty është vendi që të japim të gjithë idete. Procesi i bashkimit të partisë nuk është proces negociatash personale me kryetarin. Kam shpallur vizionin tim. Kjo është parti e anëtarit, jo e kryetarit. Dhe kemi punë për të bërë që vendimarrja të merret nga anëtarësia”, tha Basha.

Të fundit